Policia në Berat ka arrestuar një 29-vjeçar pasi dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht babain e tij.
Olti.K, 29 vjeç, banues në, Berat ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 66-vjeçar.
Njoftimi i policisë:
Berat
Dhunoi fizikisht dhe psikologjikisht babain e tij, arrestohet në flagrancë nga policia.
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagracë i shtetasit:
Olti.K, 29 vjeç, banues në, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ushtroi dhunë psikologjike dhe fizike ndaj babait të tij, shtetasit V.K, 66 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal. (B.H/Faxweb)