Trajneri i Zvicres Vladimir Petkoviç ka mbajtur një konferencë të rregullt sot përpara ndeshjes me Serbinë.
I pyetur nga gazetarët nëse ka biseduar me lojtarët kosovar që ka në ekip e në veçanti me Shaqirin që mban në këpucët e tij flamurin e Kosovës, ai i është shmangur përgjigjes direkte.
“Do të bisedojë me lojtarët. Kemi luajtur mirë kundër Brazilit, por duhet të fitojmë ndaj Serbisë” , ka thënë trajneri i kombëtares zvicerane.