Pjesëmarrja në një kampionat Botëror është një arritje e jashtëzakonshme për këdo kombëtare e cila ëndërron që të jetë mes më të mirave të Botës.
Ndërkohë që pjesëmarrja e përfaqasuesve të vogla sigurisht përcillet me shumë emocion nga qytetarët e tyre.
E tillë është edhe rasti i Pnamasë që bëri debutimin e tij historik në një kupë bote, duke u ndeshur me përfaqësuesen e Belgjikës ditën e shtunë.
Kjo ka bërë që dy prezantues lokalë futbolli janë pushtuar nga emocionet, si çdo tifoz i thjeshtë, duke harruar detyrën për të cilën ishin në studion televizive.
David Samudio dhe Miguel Angel Remón shpërthyen në lot dhe u hodhën në krahët e njëri-tjetrin gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar të Panamasë, raportonte tgcom.
E para pjesëmarrje në një kupë bote, e justifikon edhe një “përjashtim” nga detyra.
Love this from my Panamanian friends David Samudio Garay and Miguel Remón upon hearing their national anthem for the first time at a World Cuppic.twitter.com/fVciVUt8Wj
— Grant Wahl (@GrantWahl) June 20, 2018
(B.H/FaxWeb)