12:26 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kemi situatën nën kontroll”, Arian Çani demaskon Veliajn: Ky përbindësh fasadë vazhdon të ju gënjejë me një shesh me pllaka WC-je

21:12 | 22/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kemi situatën nën kontroll”, Arian Çani demaskon Veliajn: Ky përbindësh fasadë vazhdon të ju gënjejë me një shesh me pllaka WC-je

Ditën e sotme mjaftuan disa minuta shi dhe rrugët e kryeqytetit u përmbytën duke shkaktuar kaos në lëvizje.

Kjo situatë kaotike në kryeqytet ka nxitur mjaft reagime, dhe për faktin se vetë kryebashkiaku Erion Veliaj pas vërshimit të ujit, postoi në rrjetet sociale foto ku shprehej se skuadrat tona po mbajnë situatën në kontroll.

Gazetari Arian Çani më anë të një shkrimi në portalin e tij “Zonë e Lirë” ka shpërthyer ndaj kryebashkiakut duke u shprehur se mjafton një ditë si kjo për të kuptuar se sa fake është Përbindëshi dhe administrata lokale që ai drejton në Tiranë.

Më tej Çani shkruan se përbindëshi mbledh miliona taksa nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve dhe në vend të investojë në një qytet me një nëntokë të shëndetshme dhe të qëndrueshme që i mban ujërat brenda saj, e ka mendjen gjithë ditën të mbyllë aferat miliardëshe të kullave në qendër të Tiranës, duke grabitur me lidh pronën publike dhe duke prishur Teatrin Kombëtar.

“Mjafton një ditë si kjo për të kuptuar se sa fake është Përbindëshi dhe administrata lokale që ai drejton në Tiranë.

A e patë si u vërshoi uji në Tiranë sot duke bllokuar çdo aktivitet? Përbindëshi që keni votuar për t’ju rrjepur çdo ditë, vazhdon akoma t’ju hedhë hi syve dhe t’ju mahnisë jo pak prej jush me korsi biçikletash, ndonëse pa asnjë standard.

Përbindëshi vazhdon t’ju gënjejë me një shesh me pllaka WC-je, duke ju sjellë çmime fake nga Barcelona. Përbindëshi ju ka bindur se mbjellja e pemëve kuturu nëpër Tiranë, duke i vënë gjoba bizneseve, është e ardhmja juaj dhe e fëmijëve tuaj.

Përbindëshi mbledh miliona taksa nga xhepat e qytetarëve dhe bizneseve dhe në vend të investojë në një qytet me një nëntokë të shëndetshme dhe të qëndrueshme që i mban ujërat brenda saj, e ka mendjen gjithë ditën të mbyllë aferat miliardëshe të kullave në qendër të Tiranës, duke grabitur me lidh pronën publike dhe duke prishur Teatrin Kombëtar. Një neveri e niveleve të larta. Dhe si të mos mjaftonte kjo, del e thotë: “Skuadrat tona po mbajnë situatën në kontroll”. Skuadrat e leshit.

Vazhdoni besojini këtij Përbindëshi, por një ditë mos hajdeni në studion time dhe të ankoheni duke u qaravitur se iu zhgënjeu ky Përbindësh Fasadë që shumë prej jush e besuat me sy mbyllur.”

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: arian cani
Pas

Botërori 2018/ Përfundon pjesa e parë, Mitroviç shënon gol dhe çon Serbinë në avantazh

Para

Video/ Granit Xhaka ngre peshë zemrat e shqiptarëve, shënon kundër Serbisë, feston me Shqiponjën

Para
Video/ Granit Xhaka ngre peshë zemrat e shqiptarëve, shënon kundër Serbisë, feston me Shqiponjën

Video/ Granit Xhaka ngre peshë zemrat e shqiptarëve, shënon kundër Serbisë, feston me Shqiponjën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjimnazi “Sulejman Elezi” në Laknas, Manastirliu: Kushte moderne mësimi, biblioteka, hapësira të gjelbra dhe terrene sportive

5 anëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit vriten në sulmet izraelite në Khorramabad

U ekstraduan nga Dubai 2 ditë më parë, lihen në burg 3 anëtarët e grupit të Talo Çelës

Aksident në Sarandë, plagosen dy të rinj (Emrat)

EMRAT/ Shkodër, arrestohen 2 vëllezërit Emiljan dhe Mikelian Filipi. Ishin shpallur në kërkim për kultivimin e 400 bimëve narkotike (video)

Jepte me fajde paratë që depozitoheshin në Exchange, procedohet pronarja 72-vjeçare. Policia sekuestron 500 mijë euro (FOTO)

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.