Granit Xhaka lojtari me origjinë Shqiptare, që luan për Kombëtaren e Zvicrës, ka shënuar një super gol, në minutat e parë të pjesës së dytë.
Në këtë mënyrë ka barazuar ndaj Serbisë, e cila shënoi në pjesën e parë.
Xhaka ka festuar duke bërë Shqiponjën dhe ka ngritur peshë gjithë zemrat e patriotëve.
Brazimi mes skuadrave i ka bërë të dyja kombëtaret më këmbgulse, për sigumin e fitores në këtë supersfidë.
Po luhet në “Kaliningrad Stadium” supersfida mes Serbisë dhe Zvicrës. Një përballje tepër delikate ku nuk kanë munguar polemikat para ndeshjes.
Si Serbia ashtu dhe Zvicra do të kërkojnë fitoren për të hedhur një hap drejt kualifikimit. Kjo është përballja e parë mes këtyre 2 skuadrave pasi nuk janë ndeshur asnjëherë me njëra-tjetrën.
(E.V/Faxweb.al)