Kur përmendim Verën të gjithve na vjen ndërmend deti ku edhe kalojmë pushimet, por për ish- kryeministrin Sali Berisha nuk qenka kështu. Ndryshe nga shumica prej nesh ai ka zgjedhur bjeshkët e vendit tonë për të kaluar një fundjavë relaksuese.
Ka preferuar pikërisht bjeshkët e Rugovës dhe qetësinë që të ofron ato për të relaksuar trupin dhe mendje për të nisur i shlodhur javen që vjen. Ai ka postuar fotot në rrjetin e tij social ku ndan me ne bukuritë dhe qetësinë e bjeshkeve.
Vitet e kaluara ish-kryeministri ka preferuar që të ndajë rekordet e tij në not me qytetarët, po duket se këtë vit do të sfidojë veten edhe në ecje malore. Me siguri në pritje të ndonjë rekordi të ri…
(E.T/FAXWEB.AL)