Sasia e eurove të gjetura në mjetin tip ‘Tojota Jaris’, me targa AA120 SP AFR 559, sekuestruar sot në Portin e Durrësit, ka shkuar në 5 milionë euro. Mësohet se është ndaluar shoferi i kamionit, një djalë nga Durrësi.
Po ashtu bëhet me dije se pronar është Edi Lika, biznesmen kosovar.
Gjatë kontrolleve të para, agjentët e doganave gjetën fillimisht 1.5 milionë euro, por burime të Fax News bëjnë me dije se sasia e parave ka shkuar në 5 milionë, pas kontrollit të imtësishëm të mjetit.
Ndërkohë mësohet se po kontrollohet i gjithë mjeti, pasi sasitë e kartëmonedhave prerje 100 euroshe ishin fshehur në pjesë të ndryshme të tij.
Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi 3 ditë më parë Tauant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin miliona euro në Toyota Yaris, si para droge të trafikuara prej tij.
Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri.
Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.
(E.V/Faxweb.al)