Presidenti i SHBA-së , Donld Trump ka shkruar në ‘Twitter’, në lidhje me vendimin që do të merret për emigrantët të cilët nuk janë të ligjshëm në Amerikë.
‘BBC’ raporton se Trump ka shkruar që shumë shpejt të dëbohen pa pasur nevojë për ndjekjen e një procesi gjyqësor.
“Kur dikush të hyjë, ne duhet menjëherë, pa Gjyqtarë apo Rastet e Gjykatës, t’i kthejmë nga vendi ku kanë ardhur,” shkroi Trump.
Komentet e tij vijnë disa ditë pasi Trump ndryshoi një politikë për të ndarë fëmijët emigrantë nga prindërit e tyre pas një reagimi të ashpër brenda dhe jashtë vendit.
Më shumë se 2,300 fëmijë u ndanë nga prindërit e tyre në maj dhe qershor.
Që nga maji, të gjithë migrantët që kalojnë kufirin e SHBA në mënyrë të paligjshme përballen me ndjekjen penale nën politikën e “tolerancës zero”.
Presidenti nuk bëri dallimin midis emigrantëve ekonomikë dhe atyre që kërkonin azil.
Trump është ballafaquar me kritika, përfshirë edhe nga Partia e tij Republikane, për zgjedhjen e gjuhës qe perdor në Tëitter.
Kur ai më parë tha se emigrantët kërcënonin “të derdhnin dhe të infektonin vendin tonë”, kongresmeni republikan Ileana Ros-Lehtinen iu kthye duke thënë se “retorika e pabazë” e tij ishte “e pështirë” dhe i dehumanizoi ata që kërkonin një jetë më të mirë.
(E.V/Faxweb.al)