Një i ri ka humbur jetën mëngjesin e 23 qershorit në spitalin “Nënë Tereza”, në kryeqytet. Dyshimet janë se 31-vjeçari Vladimir S., banues në Tiranë, ka humbur jetën nga një infarkt që i ka shkaktuar overdoza e heroinës së marrë.
Vdekja e të riut është konstatuar nga mjekët e spitalit rreth orës 8:00 të së shtunës. Bluzat e bardha kanë lajmëruar shërbimet policore lidhur me rastin.
Burimet policore thanë se nga hetimet paraprake, rezultoi se vdekja e të riut ka ardhur “për shkaqe overdoze heroine që i ka shkaktuar infarkt kardiak”.
Në njoftimin e policisë thuhet:
“Më datë 23.06.2018, në spitalin ‘Nënë Tereza’, ka vdekur shtetasi V. S., banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga përdorimi i lendeve narkotike, duke i shkaktuar infarkt kardiak. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë”.