21:30 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deklarata e Kotzias për çështjen çame, PDIU bën thirrje: Bojkotoni produktet greke!

14:21 | 25/06/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deklarata e Kotzias për çështjen çame, PDIU bën thirrje: Bojkotoni produktet greke!

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-03-02 19:01:16Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Deklaratat e Kotzias në lidhje me çështjen Çame, kanë bërë që PDIU dhe Shoqata Çamëria në një deklaratë të ngrejnë tonet duke kërcënuar për nxitjen e protestave civile në vend.

Ata janë shprehur se si si fillim të bojkotojnë produktet greke në treg si dhe bankat greke si hapin e parë, por që më pas do ketë shumë forma të tjera më të ashpra e radikale.

‘Ne do ti bejmë thirrje shqiptarëve të bëhen pjesë e një proteste civile, e që në fillim të bojkotojnë produktet greke në treg dhe bankat greke si hapin e parë, por që më pas do ketë shumë forma të tjera më të ashpra e radikale. Dinjiteti ynë vlen më shumë se kaq, e protesta jonë do kalojë kufijtë e parashikimet e tradhëtarëve të kësaj çështje. Shqiptarët do të kuptojnë cilët janë patriotët e cilët janë Esadistët’, janë shprehur ata.

Deklarata e plotë:

“PDIU dhe Shoqata Çamëria ndoqën me shqetësim deklaratën e përsëritur të Ministrit të Jashtëm Grek Kotzias, se nuk do të ketë diskutime për Çështjen Çame në tavolinën e bisedimeve Shqipëri-Greqi.

 Kjo mospërfshirje e çështjes Çame kërkon shpjegime dhe reagim të menjëhershëm nga qeveria shqiptare dhe Ministria e Jashtme, sepse bëhet fjalë jo vetëm për një Çështje Kombëtare e me ndjeshmëri të lartë për të gjithë shqiptarët, po në veçanti për një kauzë njerëzore e cila prek qindra mijëra familje, viktima të Genocidit.

Theksojmë se trajtimi i kësaj çështje është detyrim për qeverinë Shqiptare, në bazë te Rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë për Çështjen Çame, si dhe Ligjit te Parlamentit Shqiptar te vitit 1994 i cili sanksionon datën 27 qershor, si dita e Genocidit mbi Shqiptarët e Çamërisë, datë e cila si për ironi përkon pikërisht me këtë kohë, ku po kërkohet që mbi to të vihet guri i harresës. Ne kërkojmë që z.Bushati të plotësojë me përgjegjshmeri kushtetuese e njerëzore detyrimet e tij. Shoqata Çamëria e PDIU është e gatshme ta asistojë e të jetë pjesë e këtyre bisedimeve, por deklarimi se pala greke nuk pranon bisedimet, është justifikim i pamoralshëm e tradhëti e Çështjes Kombëtare.

Ftojmë z.Kotzias, të jetë i kujdesshëm në deklarimet e tij e mos te jetë i vetkënaqur sepse Çështjen Çame, Çamët, të vrarët, Gjykatat Ndërkombëtare, por edhe gjyqin e Historisë, do ti ketë përballë gjithmonë, e duhet ta ketë fort të qartë, se jo gjithmonë do ketë përballë shtetarë servilë e të intimiduar që tjetër thonë në Tiranë, e tjetër në Athinë. Shoqata Çamëria dhe PDIU, bën thirrje qe z.Bushati dhe z.Kotzias te zgjidhin me dialog e në frymën e fqinjësisë se mirë këtë çështje sepse ne po presim me durim, po në rast te kundërt do të përballen me reagimin tonë të ashpër e me protesta dhe me të gjitha format e revoltës së ashpër te njerëzve që kanë kaq vite që presin me shumë durim, por qe s’mund të durojnë fyerjen e tragjedisë së të parëve.

 Ne do ti bejmë thirrje shqiptarëve të bëhen pjesë e një proteste civile, e që në fillim të bojkotojnë produktet greke në treg dhe bankat greke si hapin e parë, por që më pas do ketë shumë forma të tjera më të ashpra e radikale. Dinjiteti ynë vlen më shumë se kaq, e protesta jonë do kalojë kufijtë e parashikimet e tradhëtarëve të kësaj Çështje. Shqiptarët do kuptojnë cilët janë patriotët e cilët janë Esadistët.”

(E.V/Faxweb.al)

Pas

Përmbytet Biblioteka Kombëtare, shpallet gjendja e emergjncës

Para

Euro po futet “me thasë” në Shqipëri, ja faktorët që po shkatërrojnë kursin e këmbimit valutor

Para
LAJM I FUNDIT/U kap në Durrës “Tojota Jaris”/ Dyfishohet shuma e eurove, ku ishin fshehur kartëmonedhat

Euro po futet “me thasë” në Shqipëri, ja faktorët që po shkatërrojnë kursin e këmbimit valutor

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

Trump ndërpret negociatat me Kanadanë dhe paralajmëron tarifa të reja

OKB: Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele historike, 253 mijë hektarë të mbjella me bimën narkotike

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.