04:02 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

FOTO/ Kush është porositësi i Toyota-ve, zbulohet si ishin ndarë 3.4 milionë eurot në thasë

20:41 | 25/06/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Kush është porositësi i Toyota-ve, zbulohet si ishin ndarë 3.4 milionë eurot në thasë

Ditën e sotme policia e Shtetit ka arrestuar katër shtetas lidhur me Tojotën me miliona euro që u kap dje në Durrës.

Policia ka arrestuar Alban Mollaymerin i cili dyshohet se është biznesmeni që do të merrte makinat  “Toyota Yaris” .

Ky biznesmen rezulton të ketë dy nipte për biznesin e tij, që së fundi është zgjeruar në aktivitet, nga servis në shërbime dhe riparime mjetesh. Ai mësohet se ka qenë porositësi i 7 mjeteve që mbërritën në portin e Durrësit gjatë ditës së djeshme.

Ajo që bie në sy në të dhënat e biznesit të Mollaymerit, është fakti se përkon koha e zgjerimit të biznesit të tij (fundi i vitit 2017), me zgjerimin me transport ndërkombëtar të mjeteve dhe të aktivitetit të biznesmenit tjetër Edi Lika. (fillimi i janarit 2018)

Pikat e servisit të Mollaymerit rezultojnë të jenë të vendosura në zonën e Fabrikave të Tullave në Laprakë.

Policia ka dhënë dhe shifrën zyrtare të parave të gjetura, që janë rreth 3.4 milionë euro dhe një sasi prej 80 mijë eurosh franga zviceriane.

Po ashtu të arrestuar të tjerë janë Agim Çeka,(shoferi i kamionit) Edi Lika dhe Klevi Lika (babë e bir, pronar të një servisi që kryente dhe transport ndërkombëtar mjetesh).

Ndërkohë që në kërkim janë shpallur dhe dy persona të tjerë, të cilët policia i identifikon me inicialet A.I dhe E.I.

Të gjithë shtetasit e arrestuar ishin me banim në Tiranë, dhe sipas policinë në bashkëpunim me njëri tjetrin këta persona kanë sjellë Tojotat në portin e Durrësit.

Po ashtu katër personave të arrestuar u janë gjetur dhe amrë e tipit kallashnikov, një radio policie si dhe 7 paisje celulare.

Personat e arrestuar akuzohen për veprat penale si më poshtë: ‘’pastrim i produkteve të veprës penale kryer në bashkëpunim”, ‘’mbajtje pa leje armësh”, si dhe ‘’falsifikim  të monedhave”.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: alban mollaymeri
Pas

Rikonstruksioni i autostradës Durrës-Tiranë, si do të devijojë qarkullimi i mjeteve

Para

Përmbytja e Biblotekës Kombëtare, Erion Kristo hedh dyshime: Ku është Prokuroria?

Para
Përmbytja e Biblotekës Kombëtare, Erion Kristo hedh dyshime: Ku është Prokuroria?

Përmbytja e Biblotekës Kombëtare, Erion Kristo hedh dyshime: Ku është Prokuroria?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.