Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk u pajtuan për nisjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë të martën në Luksemburg.
Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias u shpreh pas takimit me ministrat e jashtëm të BE-së se janë 2 linja të ndryshme në debatin që po zhvillohet në Luksemburg
“25 vende dakort për negociatatat me Shqipërinë, Maqedoninë. Danimarka, Franca, Hollanda kërkojnë shtyrjen. Populizmi që ka frikësuar disa vende nuk luftohet me hapa pas. Janë 2 grupe shtetesh që kanë mendime të ndryshme. 25 vende mbështesin hapjen e negociatave deri në 2019. Danimarka, Franca, Hollanda kërkojnë shtyrjen.Të shtysh procesin do të thotë të vësh në pikëpyetje stabilitetin”.
Takimi që po mbahet me kryediplomatët e BE në Luksemburg, në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, është një iniciativë e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias.
(M.Q/Faxweb)