Xheni Brahaj, ose e njohur ndryshe me rolin e saj në emisionin “Zonë e Lirë” si Sofi u kthye në një nga vajzat më të komentuara të showbizit.
Fotot e saj ngjallin interes tek komentuesit, të cilët shpërthejnë në komente pas çdo provokimi që ajo bën.
Fakti që ajo ndryshoi ngjyrën e flokëve të saj bjondë në rozë, u kritikua nga komentuesit e rrjeteve sociale.
Balerina ka reaguar me anë të një postimi në Insatstory ku shpjegon se nuk ka nevojë për mendimin e të tjerëve po që dikush t’i bëjë moral.
“Injorantët vazhdojnë japin mendime dhe komente a thua se ja kërkoi njeri. Në vend që të hapin sytë të bëhen njerëz si gjithë bota rrinë tek epoka e gurit, ku na tregojnë moralin ça duhet të bëjmë ose jo dhe ndërkohë nuk njohin mamatë, motrat apo gratë e tyre”.