Pas vendimit të Bashkimit Europian për shtyrjen e hapjes së negociatave me kushte në qershor të vitit 2019-të, kryeminstri Rama e ka nisur ditën e sotme me një mesazh për shqiptarët.
Nëpërmjet një postimi në faqen e tij të ‘Facebook’ Rama ka postuar një kartolinë përgëzimi e cila sipas tij vjen nga Këshilli Europian.
Rama ka lëshuar sërish vrer për opozitën duke i bërë ata fajtorë. Nga ana tjetër për asnjë moment nuk ka përmendur faktin se Shqipëria vazhdon të jetë ende pas me procesin e çeljes së negociatve.
Postimi i plotë:
“MIRËMËNGJES.Mbrëmë, në të njëjtat orë që Këshilli Europian postonte këtë kartolinë përgëzimi për të gjithë shqiptarët, pas dakordësisë aspak të lehtë për datën e çeljes së negociatave me Shqipërinë, esadistët e rinj të Shqipërisë hidhnin gurët e akuzave të tyre vulgare kundër qeverisë si fajtore për një dështim imagjinar në Europë!
Me lutjen që të mos u’a harroni këto shfaqje të pafundme brutaliteti kundër qëllimit tonë të përbashkët dhe vetë Shqipërisë, ju uroj një ditë të bukur.”
(E.V/Faxweb.al)