Mirjan Dedja, 36 vjeç, banues në lagjen “Viserion Xhuvani” , Elbasan, është arrestuar nga ana e Policisë për shkak se ka ngacmuar nja vajzë të re.
Dedja dyshohet se në lagjen “28 Nëntori”, ka ngacmuar seksualisht shtetasen A.E., 18 vjeçe banuese në Elbasan, dhe më pas për shkak të detyrës, ka goditur një punonjëse të policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprat penale “Vepra të turpshme”, “Goditjet për shkak të detyrës”, të parashikuar nga nenet 108/a dhe 237 të Kodit Penal.
(E.K/FAXWEB.AL)