Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ia ka arritur që të dalë triumfues ndaj artistëve, duke bërë të mundur arritjen e një marrëveshje.
Në një foto që ka postuar me Arben Derhemin, Alfred Trebickën dhe Altin Bashën Veliaj thotë se nga sot janë gati që të nisen negociatat për një Teatër të ri kombëtar.
Pavarësisht se prej disa muajsh artistët, mes të cilëve dhe Derhemi dhe Trebicka janë shprehur kategorikisht kundër prishjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar, mesa duket nga kryebashkiaku Veliaj janë dhënë argument bindëse, në të kundërt nuk mund të arsyetohet kjo tërheqje.
Nuk dihet nëese kjo do të jetë një marrëveshje e gjithëpranuar nga ana e artistëve, grupime të të cilëve kanë shgaqur në jo pak raste qëndrime të ndryshme mes tyre.
Çdo pasdite në ambientet e jashme të Teatrit janë zhvilluar protesta, ndërsa nuk dihet nëse ecuria e tyre do të ndalet në sajë të kësaj marrëveshjeje të arritur.
Veliaj shkruan:
Kur ka vullnet, ka rrugëzgjidhje!
Mirënjohje nga zemra aktorëve, regjisorëve, arkitektëve, inxhinierëve e sidomos sindikatave e protestuesve!
Falë kontributit të secilit kemi një marrëveshje më të mirë dhe jemi sot gati të nisim negociatat për një Teater të ri Kombëtar!
(E.K/FAXWEB.AL)