Valbona Gremi, specialiste monitorimi pranë Drejtorisë Rajonale të Mjedisit është kërcënuar hapur për largim nga puna nga drejtori në Bashkinë Fier, Edmond Levanaj.
Shkak për këtë u bë një deklaratë e Gremit se venddepozitimi i mbetjeve në lagjen ‘Sheq’ të Fierit nuk ka leje mjedisore.
Praktikisht, ky vendgrumbullimi mbetjesh funksionon në kundërshtim me ligjin.
Ajo tha që institucioni që ajo përfaqëson dhe që e ka detyrimin të lëshojë lejet mjedisore, nuk e ka lëshuar një dokument të tillë
Sipas ligjit çdo vendgrumbullimi duhet të ketë një të tillë që të funksionojë.
Kjo acaroi Levanajn i cili menjëherë shpërtheu duke e pyetur se cili ishte drejtori i saj dhe se e hiqte menjëhere nga puna nëse donte.
(E.K/FAXWEB.AL)