Anglia apo Belgjika në vend të parë? Verdiktin do ta japë fusha sot në mbrëmje, por nëse ndeshja përfundon në barazim, verdiktin do ta japë monedha, sepse duhet të hidhet short.
FIFA ka lajmëruar zyrtarisht të dyja federatat, të Anglisë dhe Belgjikës, se në rast barazimi në ndeshjen mes tyre, si dhe barazimin e numrit të kartonëve, vendi i parë do të përcaktohet nga shorti që do të hidhet në orën 22:00, pra pak minuta pas ndeshjes.
Ndeshja do të gjykohet nga slloveni Damir Skomina, ndërsa shortin do ta hedhë një përfaqësues i FIFA-s në stadiumin “Luzhniki”. E gjitha kjo ndodh, sepse të dyja skuadrat kanë nga 6 pikë, pas 2 fitoresh, por edhe golaverazhi është i barabartë, 8-2.
Për momentin është Anglia është në vend të parë, sepse është ekip më “fair-play”, ka një karton më pak, por nëse sot në mbrëmje merr një karton më shumë se Belgjika, atëherë do të kemi short për vendin e parë në Grupin G.