Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja, është i ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’ këtë të premte. I ngacmuar nga Arian Çani, Veleshnja ka zbuluar edhe rrogën e tij të vërtetë.
Rezart Veleshnja ka pranuar se ai paguhet 3 milion e gjysmë lekë të vjetra në muaj. Me këtë përgjigje duket se marrin fund thashethemet nëpër portale të cilat disa herë kanë shkruar për pagesën e aktorit të njohur të humorit.
Pjesë nga intervista
Çani: Sa personazhe ke realizuar deri më sot?
Veleshnja: 52 karaktere kam realizuar.
Çani: I preferuari juaj?
Veleshnja: Drejtor shkolle. Është një personazh që e kam bërë dikur. Ai më lodhte më tepër.
Çani: A është e vërtetë kur ke thënë se e ke rrogën 4 milion e gjysmë lekë në ‘Portokalli’?
Veleshnja: Një më pak?
Çani: 3 milion e gjysmë lekë domethënë?
Veleshnja: Top Channel gjithmonë ka paguar shumë.