Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, i është përgjigjur kërcënimit të Taulant Ballës i cili tha se do ta padiste në gjyq për shpifje, me anë të një videoje të postuar në rrjetin e saj Facebook.
Balla kishte deklaruar se do ta padiste për shpifje deputeten Vokshi në lidhje me deklaratat e saj për Teatrin Kombëtar, ku sipas deputetes demokrate do të ndërtohen 6-të kulla, tre prej të cilave brenda teritorit të teatrit.
Në videon e publikuar nga Vokshi në profilin e saj shfaqet Balla fëmijë i cili i këndon Enver Hoxhës.
Postimi i plotë
Rri në mes dëgjon e qeshet,
kur ja themi si bilbilat…
Eeee moreee, eh,
eeeee, moj eeee…
(E.T.Faxweb.al)