02:55 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Gega thërriste erdhi Akullorjaaaaaa” gazetari bëhet nostalgjik për të dielat: Ndonjë fshatar vinte me gomar mes pallatesh

09:46 | 01/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Gega thërriste erdhi Akullorjaaaaaa” gazetari bëhet nostalgjik për të dielat: Ndonjë fshatar vinte me gomar mes pallatesh

Gazetari Denis Dyrnjaja ka zgjedhur që ta nisi mëngjesin e kësaj të diele duke u rikthyer në kohë dhe duke u bërë nostalgjik për fëmijërinë e tij.

Me anë të një statusi në Facebook ai shkruan se i mungon e diela e dikurshme, pasi sipas tij ishin ditë gumëzhitësë dhe se kishte një llojë hareje të pakuptueshme.

Më tej ai kujton se ndonjë fshatar vinte me gomar mes pallatesh e sillte domate zemërkau, fiq ose bostan me kosha druri të thurur me thupër të hollë.

Postimi i plotë

Mungon e diela

Të dielat ishin ditë gumëzhitësë dikur. Në voglinë time kujtoj radiot që gumëzhinin shtëpiave me ballkonë hapur, melodramat për fëmijë në mëngjes në orën 8:30, ehhh zëri i Xhelil Aliut apo Pirro Malavecit më kumbon ende ndër veshë në valët e Radio Tiranës, e vetmja në atë kohë.

Pastaj vijonte programi me anketën muzikore, Parashqevi Simaku, Anita Bitri (e ndjerë tashmë) Morena Reka apo Luan Zhegu etj këngëtarë. Se desh harrova Kozma Dushin me këngën hit të asaj kohe “EJA O SHOKU YNË”?. Kishte një lloj hareje të pakuptueshme. Njerëzit ishin të varfër në pasuri, por kishin më shumë hare komunitare. Diku përgatitej një drekë, dhe erëzat aromatizonin pallatin, baballarët bënin pazaret e ditës.

Ndonjë fshatar vinte me gomar mes pallatesh e sillte domate zemërkau, fiq ose bostan me kosha druri të thurur me thupër të hollë. Rrugët dhe sheshet para pallateve zhurmonin nga fëmijët që lojën më të përhapur kishin futbollin, lagje më lagje. Është i paharrueshëm Gega i famshëm me karrocën e tij ambulante të akulloreve dhe shprehja Erdhi Akullorjaaaaaa. Rendnim si të marrë për akullore me kaush 5 ose 10 lekëshe sipas mundësisë. Pijedashesit merrnin ndonjë fërrnet e kafe në mëngjes dhe ajo aroma e pastiçerisë është e papërsëritshme me zhurmën e ekspresit. Dukej si një puzzle i madh që të gjithë plotësonin atë mozaik për një të dielë të zhurmshme por të bukur. Mungon e diela!

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: denis dyrnjaja
Pas

Pas hapjes së autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH njofton bllokimin e radhës në një tjetër segment të rëndësishëm

Para

Austria merr presidencën e radhës në BE: Migrimi do të jetë tema qendrore

Para
Austria merr presidencën e radhës në BE: Migrimi do të jetë tema qendrore

Austria merr presidencën e radhës në BE: Migrimi do të jetë tema qendrore

Discussion about this post

 



Të Fundit

SHBA/ Senatori demokrat Tim Kaine prezanton rezolutën që kërkon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga konflikti Izrael-Iran

Izraeli nis sulmet të reja në perëndim të Iranit, goditet infrastruktura e raketave tokë-tokë

Serbia dhe Bosnja votuan kundër deklaratës së Samitit të Evropës Juglindore në Tiranë, Begaj: Janë në të drejtën e tyre…

BE-ja pranë një marrëveshjeje historike tregtare me SHBA-në, Trump paralajmëron deportime masive në qytetet kryesore amerikane

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit: Po sulmojmë hedhëset e raketave balistike në perëndim të Iranit

Ambasada gjermane për dëbimin e anëtarëve të MPB-së serbe: Duhet të ofrohen mjete ligjore

Aksident i rëndë në Delvinë! Makina bie nga ura, shoferi niset me urgjencë drejt Traumës

Më shumë se 20 palestinezë u vranë nga Izraeli pranë vendeve të ndihmës në Gaza

Konflikti i armatosur mes Izraelit dhe Iranit, krahasimi i sistemeve të tyre politike

Ministri i Jashtëm izraelit: Nuk themi se Khamenei është objektiv, por as nuk e mohojmë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.