Partia Demokratike së bashku me artistët po firmos njw peticionin drejtuar Presidentit të Republikës, Parlamentit, dhe institucioneve ndërkombëtare për kthimin e Ligjit për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.
“Ardhja e dy deputeteve të PD për të firmosur këtë peticion, tregon se PD është seriozisht e angazhuar për të ndalur këtë akt kriminal, duke përdorur çdo formë.
Ramës nuk i intereson as arti as kultura, çdo gjë ka të bëjë më kullëzim dhe asgjë lidhur me teatrin.
Ne si PD i bëjmë thirrje Presidentit Meta që të mos i hapë rrugë këtij akti antikushtetues që grabit shqiptarët dhe pasuron Ramën dhe sekserin e tij Veliajn, për tu pasuar më tej me lëkët e krimit dhe drogës. Kapja e 3.4 milion eurove, me garant, Ballën e vërteton këtë.
Unë këtu jam për t’u bërë thirrje edhe deputeteve të tjerë të vijnë dhe ta firmosin me dëshirën e tyre, por u bëj thirrje edhe deputeteve të PS.
Rama do të ngrejë kulla për të pastruar paratë e drogës. Do vazhdojmë rezistencën, do ti kërkojmë qeverisë që ta ktheje mbrasht këtë projektligj. Ne kemi sensiblizuar gjithë faktorin ndërkombëtarë për të kërkuar ndaljen e shkatërrimit të monumenteve të kulturës.”