Kylian Mbappe ka të gjithë botën nën këmbët e tij. Sulmuesi 19 vjeçar i Paris Saint Germain ishte protagonisti absolut i Francës në ndeshjen me Argjentinën teksa e udhëhoqi këtë skuadrës drejt kualifikimit në çerekfinale të Botërorit të Rusisë.
Mbappe shënoi 2 gola në këtë ndeshje duke u bërë lojtari i dytë më i ri që shënon dygolësh në një botëror pas legjendarit Pele me këtë të fundit që nuk ngurroi të urojë talentin francez.
‘Urime Kylian, duke shënuar 2 gola në një ndeshje botërori në një moshë kaq të re u bëre pjesë e një shoqërie shumë të mirë! Pac far në ndeshjet e tjera, përveç asaj me Brazilin.” shkruante Pele në rrjetin social Twitter’
Por jo vetëm kaq, Mbappe shënoi edhe një statistikë tjetër kurioze në sfidën me Argjentinën.
Në aksionin ku ai fitoi 11 metërshin e kthyer në gol nga Griezmann, sulmuesi 19 vjeçar arriti shpejtësinë 38 km/h që është më e lartë se ajo e regjistruar nga Usain Bolt në 2009 kur theu rekordin botëror në garën e 100 m.