10:27 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përgjakje në zgjdhjet presidenciale të Meksikës

19:06 | 01/07/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përgjakje në zgjdhjet presidenciale të Meksikës

Meksikanët i janë drejtuar kutive të votimit për të përcaktuar presidentin e ri në zgjedhjet më të përgjakshme të historisë së vendit.

Më shumë se 130 kandidatë dhe punonjës të fushatave politike janë vrarë qëkur fushata nisi shtatorin e shkuar. Sondazhet japin favorit kandidatin e majtë Andres Manuel Lopez Obrador, 64 vjeç, ish kryebashkiaku i kryeqytetit Meksiko City, i cili është zotuar që të luftojë korrupsionin.

Nëse ai fiton, mund të nxjerrë jashtë loje dy partitë që qeverisin Meksikën prej thuajse një shekulli. Veç presidentit të ri, meksikanët do të zgjedhin edhe 128 senatorë dhe 500 përfaqësues në kongres. 88 milion meksikanë kanë të drejtë vote dhe sipas analistëve këto zgjedhje, për vetë faktin që janë luftuar kaq shumë, pritet që të kenë pjesëmarrje rekord.

Për më tepër, pakënaqësia e madhe ndaj presidentit aktual Enrike Pena Nieto ka arritur kulmin dhe meksikanët e bëjnë atë e administratën e tij fajtorë për ekonominë e dobët, korrupsionin galopant, krimin dhe pandëshkueshmërinë.

Njeriu që pritet ta zëvendësojë, Andres Manuel Lopez Obrador që është bërë i famshëm edhe me inicialet AMLO, e ka bërë korrupsionin prioritetin e platformës së tij. Ai gjithashtu ka premtuar rritje pagash e pensionesh duke eliminuar abuzimet e elitës politike dhe të biznesit.

Rivalët e tij, që renditen shumë prapa në sondazhe, janë përpjekur ta përshkruajnë Obradorin si një populist, të cilit s’mund ti besohet ekonomia, por parashikimet tregojnë të paktën deri tani se meksikanët nuk e kanë dëgjuar këtë mesazh. /TCH/

 

 

 

Etiketa: Mekiskespergjakjepresidencialezgjedhjet
Pas

Spanja i jep lamtumirën Botërorit, Rusia shkruan historinë

Para

“Nuk do mjaftonin 60 sekonda për t’i numëruar koleget e këqija”, këngëtari shqiptar flet pa doreza

Para
“Nuk do mjaftonin 60 sekonda për t’i numëruar koleget e këqija”, këngëtari shqiptar flet pa doreza

“Nuk do mjaftonin 60 sekonda për t’i numëruar koleget e këqija”, këngëtari shqiptar flet pa doreza

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacioni “Ura”/SPAK dhe Antimafia zbulojnë 29 të ndaluar, 12 në pranga, pjesa tjetër në kërkim

“Ura”, të arrestuarit në gjykatë/ Gjykata e Posaçme vendos masat e sigurisë për disa të arrestuar

Përplasi makinën e policisë dhe disa mjete të tjera, vihet në pranga i riu në Tiranë

Arrestimi i Xhevdet Plakut/ Operacioni në Durrës, policia: Ishte në kërkim, iu gjet një armë zjarri

LAJM I FUNDIT/ Aksion brenda një restoranti në Gjirin e Lalzit, arrestohen disa të shumëkërkuar

Vrasja e Ilaria Sulës/ Studentja shqiptare mësoi mashtrimin që po bënte ish i dashuri i saj, ai i mori jetën

Ja cilët janë qytetet më tërheqëse në botë

Orban akuzon Ukrainën për spiunazh në Hungari

Këmbimi valutor: Euro në nivele të ulëta, me sa këmbehen monedhat e tjera

Vendet e G7-s paralajmërojnë sanksione shtesë ndaj Rusisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.