Një djalë vetëm tetë vjeç po përgatitet për të filluar universitetin pas një viti e gjysmë që ju desh për të përfunduar shkollën e mesme.
Laurent Simons, babai i të cilit është belg dhe nëna holandeze, ka një koeficent inteligjence prej 145 dhe ka marrë një diplomë gjimnazi.
Atij do ti duheshin edhe gjashtë vite për të përfunduar shkollën, por falë aftësive të tij, vetëm në pak kohë do të nisë universitetin.
8-vjeçari thotë se më përpara dëshironte të behej kirurg ose astronaut, por tani do të vazhdojë universitetin për degë kompjuterike, pasi lënda e tij e preferuar në shkollë ishte matematika sepse në të gjen statistika, gjeometri dhe algjebër.
Koefiçenti më i lartë i inteligjencës është 160 dhe këtë numër e ka arritur vetëm fizikanti Albert Ajnshtajn, ndërsa djaloshi 8-vjeçar ka një diference prej vetëm 15 pikësh nga personi që mban vendin e parë si më i zgjuari në botë.