Rusia shkaktoi një nga surprizat më të mëdha të Botërorit duke eliminuar Spanjën e cila shihej si një nga pretendentet kryesore për të fituar Kupën e Botës.
Ky eliminim ka thyer zemrat e mijëra sportdashësish. Por më shumë se kujtdo tjetër kjo humbje duke se i ka dhembur sulmuesit të Valencias Rodrigo Moreno. 27 vjeçari nëpërmjet një postimi në Instagram ka publikuar një foto me lot në sy, të cilën e ka shoqëruar me një letër mjaft prekëse. Moreno ka shkruar:
“Sporti më ka mësuar se shpeshherë , pavarësisht sakrificës dhe vet përmirësimit, jeta nuk na ofron gjithmonë atë që dëshirojmë në kohën apo mënyrën që ne duam.Mërzia dhe dhimbja janë pjesë e jetës tonë, dhe sa herë që tentojmë t’u shmangemi atyre, ne të gjithë i kemi kaluar, jemi duke i kaluar ose do t’i kalojmë momente apo situata e tilla.
Është shumë e rëndësishme që t’i pranojmë këto momente, të vajtojmë në paqe me vetveten, duke e ditur se ato janë gjithmonë aty dhe duke ia lënë kohës që t’i shërojë pak nga pak. Sot pa dyshim është dita më e keqe e jetës sime profesionale, por e nesërmja fillon me ditë të re, një mundësi e re për ta provuar përsëri me lumturi atë që dua. Faleminderit familjes sime, shokëve të mi dhe gjithë juve për mesazhet . Jam shumë krenar që kam prezantuar Spanjën!”
(B.H/Faxweb)