9 persona kanë mbetur të plagosur në SHBA si pasojë e një sulmi me thikë në një qendër të strehimit të refugjatëve, mes tyre 6 janë fëmijë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtetin Idaho ku sipas policisë agresori ka hyrë në një vend, ku po festohej ditëlindja e një vogëlushi 3 vjeç nga emigrantë të ardhur nga Siria, Iraku dhe Etiopia.
Policia e identifikoi agresorin si 30-vjeçari amerikan, Timmy Earl Kinner, i cili jetonte në ndërtesën e njëjtë dhe kishte të kaluar kriminale.
Kinner, I cili është arrestuar, ishte një person me të shkuar të theksuar kriminale, pasi mbi të kishte pasur mbi 15 akuza e kishte qëndruar në burg për shumë kohë.
(B.H/Faxweb)