21:57 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Bisedimet me Greqinë/ Shpëtim Idrizi kërkon takim urgjent me Bushatin: Kush mendon se ka këllqe…

17:01 | 02/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Bisedimet me Greqinë/ Shpëtim Idrizi kërkon takim urgjent me Bushatin: Kush mendon se ka këllqe…

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka reaguar lidhur me bisedimet Shqipëri-Greqi. Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’ ai thotë se Çamëria nuk shitet dhe nuk barazohet me Vorio-Epirin.

Shpëtim Idrizi deklaron se kjo çështje zgjidhet nga burra me dinjitet këombëtar, ndërsa rendit dhe kërkesat ndër vite për çështjen Çame.

Ai i ka bërë thirrje ministrit Bushati për takim urgjent pasi sipas tij boll ka folur me heshtjen e tij. Idrizi thotë se ata që mendojnë se mund ta shesin Çamërinë e kanë gabim pasi do të përballen me një reagim të fortë dhe masiv.

Postimi i plotë:

Çamëria nuk shitet, nuk barazohet me Vorio-Epirin, nuk e negocioni dot

Çamëria zgjidhet nga burra shteti me dinjitet Kombëtar!

Kemi kërkuar në mënyrë të përsëritur transparenc nga Bushati, deri më
sot na është përgjigjur Kotzias i majmur, i kënaqur dhe arrogant, se për
Çamërinë nuk kemi biseduar e nuk bisedojmë.
Kemi kërkuar zbatimin e “Rezolutës për Çamërinë”, na përgjigjen
mediat greke se do barazohet termi Çamëri me Vorio-Epirin.
Kemi kërkuar që pleqtë tanë të shkojnë e të shohin dhe njëherë shtëpitë e
tyre nga ku ikën nga barbaritë e andarteve greke kërthinj, na përgjigjen
me marrëveshjet për Toponimet, ku prindërit tanë duhet të ndërrojnë
vendlindjet në pasaportat Shqiptare.

Kemi kërkuar të ketë një varrezë njerëzore e një përmendore kujtese për
mijëra pleq, gra e fëmijë, që u vranë jo në lufte, po në shtëpitë e tyre me
bukë në gojë pabesisht.
Na përgjigjen me varrezat e ushtarëve grek që erdhën si pushtues në
Shqipëri, e me përmendoret e turpit të kriminelit Napolon Zerva, në disa
qytete në Greqi.

Kemi kërkuar statusin e minoritet etnik shqiptar në Greqi për shqiptarët
në Çameri e Arvanitasit dhe hapjen e shkollave shqipe në Çamëri, status
që e kanë patur që në vitin 1927.

Na përgjigjen me ligjin për Minoritetet, ku e nxorrën Shqiperinë me 9
minoritete, e zgjerimin e zonave minoritare Greke jo vetëm në Finiq e
Dropull, ku ishin të përcaktuara që në vitin 1937, në kohën e mbretit
Zog, e që Shqipëria duhet të vazhdojë me avancimin e të drejtave të
minoritet grek në Shqipëri, shkoni e shikoni në Bashkinë e Konispolit që
u krijua falë deputëve të PDIU-së, se si trajtohet minoriteti grek nga një
kryetar Bashkie nga Çameria.

Kërkuam 12 vjet heqjen e ligjit të luftës. Na përgjigjen pas 11 vjetësh që
po egziston, do ta heqim, po Kotzias e Bushati nxitojnë të thonë që do të
hiqet, po Çamët nuk përfitojnë. Krejt e kundërta është e vërtetë dhe ata e
dinë mirë…

Kush mund të mendojë që ka fuqi e këllqe të varrosë Çështjen Çame, e
ka gabim dhe të pamundur. Gafurrët e vetkenaqen kot në Athinë e në
Tiranë, se duhet të lexojnë 74 vjet histori tonën, që s’na kanë mundur dot
as vrasjet, as shpërnguljet, as diskriminimi dhe as harresa.

Kemi kërkuar mbylljen e marrëveshjes fillimisht për kufijtë tokësor e
detar, kufijë të caktuar nga Traktati i Firences që në vitin 1923, e që
Greqia akoma nuk e ka ratifikuar. Na përgjigjet Kotzias që do
zgjerohemi nga 6 në 12 milje me Shqipërinë në hapesirën detare.
Çdo të thotë kjo?

Na përgjigjen këta tanët se kjo marrëveshje do jetë më e mirë se e para.
Çdo të thotë, ata shiten më shumë, e ne më pak. Apo na futi interesi i
Greqisë për zonat Ekonomike me kokë në det, kur ne duhet të ishim me
këmbë në tokë, për të mbyllur marrëveshjen për kufijtë tokësor më parë.

Sot dhe Gjykata Kushtetuse nuk është funksionale, uroj mos të jetë e
qëllimshme

Integriteti e sovraniteti Kombëtar nuk negociohet por zgjidhet, ajo që i
përket Shqipërisë është e shqiptarëve, na e kanë lënë amanet të parët,
duhet t’ja lëmë amanet të pa cenuar fëmijëve .

Shoqata Çameria dhe PDIU, do kërkojë në mënyrë të përsëritur dhe për
herë të fundit takim urgjent me Z.Bushati, për të bërë transparencë dhe
për ti thënë dhe ministrit tonë të Jashtëm, që deri më sot ka folur boll me
heshtjen e tij.

Në rast të kundert, e nëse dikush mendon që ta tradhëtojë Çamërinë, ne
do ftojmë të gjithë Shqiptarët në protesta masive, në bojkot të
produkteve greke, duke radikalizuar fort qëndrimin tone e të gjithë
Shqiptarëve patriot, që i bashkon dinjiteti Kombëtar!

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Idrizi-Bushati
Pas

Armina Mevlani ka një mesazh për Bleona Qeretin, nuk do ta besoni çfarë i shkruan (Foto)

Para

Emmanuel Macron ‘burrë i fjalës’, i gjen punë emigrantit që shpëtoi fëmijën, i konsideruar si “Spiderman”

Para
Emmanuel Macron ‘burrë i fjalës’, i gjen punë emigrantit që shpëtoi fëmijën, i konsideruar si “Spiderman”

Emmanuel Macron ‘burrë i fjalës’, i gjen punë emigrantit që shpëtoi fëmijën, i konsideruar si "Spiderman"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

Kërcënimi i Iranit, Izraeli lëshon alarmin e kuq: Të gjithë qytetarët të strehohen në vendet e posaçme

Nga frika e sulmit të Iranit, zëdhënësi i ushtrisë izraelite ndërpret deklaratën live

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.