Jemi fare pak kohë para ndeshjes mes Zvicrës dhe Suedisë dhe siç duket kanë filluar dhe provokimet e para.
Futbollisti i Suedisë Pontu Janson ka bërë shqiponjën me duar, duke I kujtuar Xhakës dhe Shaqirit problemet që u solli simboli pas ndeshjes me Serbinë ku dy futbollistët me origjinë shqiptare u dënuan nga FIFA.
Në lidhje me këtë është pyetur në konferencën për shtyp të Zvicrës futbollisti Granit Xhaka, i cili është shprehur: “Nuk është ndeshja ime e parë dhe provokimet janë të zakonshme në duele si këto. Kam mësuar nga gabimet e së kaluarës.”
Por Xhaka nuk i shpëtoi pyetjes së gazetarëve nëse ai do të festonte sërish me shqiponjë në rast të një goli të mundshëm, por futbollisti i Arsenalit dribloi gjithçka.
Federata e Futbollit të Zvicrës nëpërmjet një përfaqësuesi të saj ndërhyri më pas në konferencën e shtypit duke thënë se do të lejoheshin vetëm pyetje në lidhje me ndeshjen. Këtu Xhaka u pyet mbi penalltinë e humbur në Europian ndaj Polonisë.
“Mund të fle normalisht edhe duke menduar këtë. Do të synojmë të mbyllim ndeshjen brenda 90 minutave por nëse çështja e kualifikimit do të vendoset me 11-metërsha, do jem nga të parët që do të marr përgjegjësinë, gjithmonë nëse ma lejon trajneri”, u shpreh Xhaka. (B.H/Faxweb)