Eleni Foureira këngëtarja me origjinë shqiptare që është mjaft e njohur në Greqi u kthye në një nga artistet më të komentuara të muajve të fundit që pas performancës fantastike që dhuroi në ‘Eurovizion’, ku dhe u rendit në vendin e dytë.
Siç dihet në fillim ajo e mohoi origjinën e saj shqiptare dhe vetëm pak kohë më parë pranoi në mediat greke se është një shqiptare dhe u shpreh se e fshehu këtë fakt për shkak të frikës që kishte nga racizmi. Mirëpo Eleni tashmë është shumë krenare për vendin e saj dhe Eurovizion gjithmonë e tregoi hapur origjinë dhe madje bëri dhe shenjën e shqiponjës me Eugent Bushpepën.
Megjithatë këngëtarja ka rrëfyer se duke qenë se është larguar në një moshë shumë të vogël nga Shqipëria dhe për këtë arsye nuk di të flas shqip. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Jo vetëm Modë’, Eleni ka treguar se në fakt di disa fjalë shqip.
“Sikurse thamë edhe më parë emigruam në Shqipëri kur isha e vogël dhe për fat të keq nuk më është dashur të komunikojë në shqip. S’flas mirë shqip dhe për këtë arsye e shmangë të folurën e vendlindjes. Megjithatë nëse dikush më flet në shqip unë e kuptojë por mund t’ju them diçka në shqip: ‘Faleminderit shumë Shqipëri të dua shumë të puth’”, ka thënë Eleni.
Ndër të tjera ajo ka treguar se është shumë e hapur ndaj bashkëpunimeve me artistët shqiptar.
“Nuk ka ndonjë arsye që më ka mbajtur larg muzikës shqiptare, thjesht kam ardhur në Greqi në një moshë shumë të vogël. Këtu nisa të këndoj dhe këtu kam tashmë një karrierë, kam qenë e gatshme dhe kam ardhur në Shqipëri sa herë ndonjë koncert apo për të dhënë ndonjë intervistë. Ndihem e lumtur sa herë vizitojë Shqipërinë. Një vit më parë kam qenë në Tiranë dhe mu duk fantastike. Pra unë nuk jam distancuar, kam shumë dëshirë të bashkëpunojë me artistë shqiptar.”, tregon Eleni.
Në minutën 6 e 29 sekonda