Belgjika ka arritur të përmbysë avantazhin prej dy golash të Japonisë dhe të fitojë me rezultatin 3-2 për tu kualifikuar për në çerekfinale ku do ta presë Brazili.
Ndeshja ka qenë spektakolare dhe me ritëm sidomos në pjesën e dytë ku janë shënuar dhe 5 gola. Pjesa e parë përfundojë me rezultat 0-0.
Në pjesën e dytë pamë krejtësisht një ndeshje tjetër.
Japonezët e filluan shumë mirë këtë pjesë pasi që Genki Haraguchi në minutën e 48’të.
Japonia dyfishoi epërsinë në minutën e 52 ku Takashi Inui shënoi një supergol nga rreth 22 metra largësi.
Pas golit të dytë Belgjika fillojë sulmet. Ishte Eden Hazard që goditi shtyllën fillimisht derisa Lukaku humbi një mundësi të mirë me kokë.
Por, goli erdhi tek në minutën e 69’të Jan Vertonghen shënoi një gol të mirë me kokë.
Belgjika arriti që të barazoi përsëri me një gol me kokë, kësaj radhe shënoi Maurone Fellaini që ishte lojtari më i gjatë në këtë Botëror.
Minutat e tjerë edhe Belgjika por edhe Japonia kishin raste për të kaluar në epërsi, por pa rezultat.
Goli i epërsisë erdhi tek në minutën e 4 shtesë ku shënon Naser Chadli.