Ka nisur prej disa minutash seanca në KPK për kryeprokuroren Arta Marku, që sipas të dhënave është në prag të konfirmimit në detyrë, sa i përket pasurisë. Ajo që mbetet e dyshimtë është lëvizja e disa prokurorëve, që sipas KPK-së nuk është e arsyetuar.
Ildkpi ka dorëzuar raportin për vlerësimin e pasurisë, Marku ka kryer deklarim të saktë. Nga ana tjetër përfaqësuesi i ONM-së Theo Jacobs, i cili shprehu keqardhje për mungesën e Markut, duke thënë se kjo tregon një mungesë të theksuar lidershipi.
‘’Jam i zhgënjyer që zonja Marku nuk është prezente, doja të bëja një debat me të”, është shprehur Jacobs.
‘’E shoh që Marku ka arrestuar një person që ka pirë pak më shumë raki. Marku kërkoi dy herë arrest me burg për të arrestuarin.
Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën ndikim alkoli. Por përdorimi i masës arrest me burg.
E shoh si tendencë të subjketit, pasi ajo nuk është fillestare. Dhe e di dallimin ndërmjet një çështje të thjeshtë, dhe nje çështje të vështirë.
Jo çdo kush që shkel ligjin është kriminel. Besoj se ajo e bën dallimin mes kriminelit dhe shkelësit të ligjit.
Sms-ja që dua ti çoj Arta Markut është që kur unë lexoj kërkesën per masen e arrestit me burg, unë kuptoj që është dhënë një masë shumë ekstreme.
Përse ka kërkuar të japë 2 muaj burgim dhe qëndron 2 javë në paraburgim. Dhe tani që është kryeprokurore duhet të mendoje dy herë për arrestin me burg”, është shprehur Jacobs.
Konstatimet:
Ka burime të ligjshme të pasurisë dhe nuk ka deklarim të rremë.
Ajo zotëron 1 aprtament banimi 103 m2 në Shkodër, banesë e cila është blerë me kredi, dhe e ka në bashkëpronësi me bashkëshortin e saj.
Po ashtu është deklaruar një apartament banimi me sip 60 m2 ku 25 përqind e zotëron bashkëshorti i Arta markut, po ashtu në qytetin e Shkodrës.
Në lidhje me vlerësimin e figurës DSIK ka kryer kontrollin e figurës së Marklut, duke konstatuar përshtatshmëri për të vazhduar më tej detyrën
Në lidhje me aftësitë profesionale është kryer nga prokuroria e përgjithshme.
Pervoja profesionale në 10 vitet e fundit Arta Marku ka ushtruar detyrën e prokurores në Shkodër.
Vlerësimet e punës për 2014 2015 dhe 2016 është vlerësuar shumë mirë.
Prok e pergjithshme është bazuar edhe në formualrin e vetdeklarimit, ka zgjedhur 5 dosje që janë hetuar nga Marku.
Procedim penal nr 498 ne 20 3 2016, i akuzur per drejtim mjeti ne menyre te pa rregullt.
Arresti me burg është masë kufizuese ekstreme, shtetasi me inicialet A.B. Marku mund të kishte dhënë hollësi që kërkesa arrest me burg ishte e nevojshme.
Sipas kpk masa e arrestit me burg ishte mase ekstreme.
Marku në cilesinë Prokurores së përgjithshme ka kryer disa lëvizje dhe komandime prokurorësh.
Markut iu bënë pyetje specifike për të sqaruar këto lëvizje.
Marku nuk ka ofruar dokumente për lëvizjet e prokurorëve.
(E.K/FAXWEB.AL)