Nga mbledhja e përbashkët e dy qeverive, shqiptare dhe malazez, që po zhvillohet në Shkodër, kryeministri Markoviç ka premtuar, se vendi i tij do të japë mbështetje që Shqipëria të kalojë këtë ngërç të madh, që ka aktualisht me BE-në.
Sipas tij këtë mund ta bëjë fare thjesht; mjafton që të ndjek shembullin e vendit të vogël fqinj, i cili 6 vite më patë ishte shumë më prapa Shqipërisë në proces.
“Konfirmoj gatishmërinë e Malit të Zi dhe do të ofroja përvojat tona. Për këto 6 vite që jemi në procesin e BE, Mali i Zi ka hapur 6 stade për negociatat dhe kemi mbyllur 2. S’duhet harruar se pse jemi në procesin e integrimit të BE, jo vetëm për të hyrë aty, por për të qenë pjesë e saj. Duhet të shohim para. Përveç anëtarësimit në BE, vend i rëndësishëm i takon edhe zhvillimit të marrëdhënieve fqinjësore”, tha kryeministri i Malit të Zi.