Luan Kaloçi, prokuror i Apelit të Tiranës prej vitit 2002, është përballur sot në seancë dëgjimore me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Trupa gjykuese që kryen rivlerësimin e prokurorit Kaloçi përbëhet nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Etleda Çiftja dhe konkludoi se subjekti ka kryer deklarim te rreme te pasurise dhe ka fshehur pasurine.
Ndërkohë që avokati i prokurorit Kaloçi, Ardian Visha është shprehur se kërkojmë që të vlerësohet figura e tij, përveç pasurisë.
“Kemi dorëzuar qëndrimin tonë në një material prej 9 faqesh, ndërsa sot kemi përpiluar një qëndrim prej 14 faqesh. Kërkojmë të vlerësohet figura dhe profesionalizmi i zotit Kaloci. Jo vetëm ajo e pasurisë. Jemi shumë kritik me raportin e ILDKPI.
Pasuria e paluajshtshme e Kalocit përbëhet nga një apartament dhe një garazhd. Pasuria është vënë në 2003. Ne kemi sqaruar edhe realizimin e kontratës së banesës në Elbasan. E kemi sqaruar me shkrim. E gjithë pasuria e Kalocit është brenda kufijve të ardhurave familjare. Janë rrogat dhe kreditë.
Një banesë që e ka përfituar nga enti i banesave dhe llotari që ka fituar djali i Prokurorit. Banesën më pas e ka shitur. Kaloci ka qenë drejtues në Prokurori në periudhën më të vështirë në Elbasan dhe ka hetuar bandën e Lushnjes dhe disa banda në Elbasan“, është shprehur avokati i tij.
Etleda Çiftja: Duke studiur dosjen ju kërkoni që KPK të marrë si provë një apartament që keni blerë nga një person që të meret si provë edhe formulari i ILDKP, se vlera 1.5 milion lekë ishte më e ulet, ndërsa vlera reale ishte 4.8 milion lekë. Po kështu në deklaratën Vetingut ju jeni shprehur që apartamenti ka vlerë 5,2 milion lekë. Na e sqaroni pak?
Luan Kaloçi: Shtëpinë e kam blerë nga djali i xhaxhit. Djali i xhaxhit ishte emigrant. Ky i fundit e ka blerë tek një person tjetër që ka qenë ndërtuesi. Fillimisht bëmë një marrëveshje që unë mund ta blija shtëpinë dhe kam qendruar me marrëveshje. Kjo është arsye që del handikapin i shtëpisë së Elbasanit.
Shtëpia është blerë me kredine e marrë në 2005. Unë kam qendruar në shtëpinë e një familjari. Vlera reale është 52 mijë dollarë. Kam marrë kredi 55 mijë euro dhe ia kam dhënë kushuririt. Sot akoma kam 21 mijë euro pa shlyer.
Në lidhje me dyqanin kam patur probleme që në momentin që kam bërë marrëveshje me ndërtuesin. Lekët ia kam dhënë me këste. Çmimi ka qenë 58 milionë dhe brenda këtij çmimi përfshihet edhe shuma prej 12 milionë lekësh. Ndërkohë lekët ia kam dhënë në periudha të ndryshme. Të cilit i ka kërkuar edhe disa para mbrapsht.
Prokurori Kaloci e pranon indirekt që ka bërë kontratë fiktive për apartamentin në Tiranë. Ai thotë para KPK se vlera e apartamentit është 58 mije euro, por ai ka sajuar para nga vetja pasi ndërtuesi s’kishte më para që ta përfundonte. Ai thotë se ka bëre kontratë të ndryshe me ndërtuesin.
Në lidhje me shtëpinë që ka shitur në Elbasan në vlerën e 20 milion lekëve, i pyetur nga përfaqesuesi i ONM-së, Kaloci është shprehur se në periudhën kur ai ka shitur banesën në 2003 nëse shitej shtëpia më shumë se 20 milion lek duhet të paguhej 2 përqind e shumës. Dhe u vlerësua që të shënohej në kontrate shitja e shtëpise prej 20 milionë lekësh.
(M.Q/Faxweb)