Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku policët e Bashkisë së Tiranës të drejtuar nga Erion Veliaj kanë dhunuar dy adoleshentë, të cilët kishin dalë për të shitur misra të pjekur.
Siç edhe e shikoni në videon e mëposhtme, policët kanë goditur dy adoleshentët dhe i kanë futur me dhunë në makinat e tyre.
Përshëndetje, sot tek rruga e Kavajës, afër bllokut të ambasadave ishin dy çuna që po shisnin misër.
Policët donin t’ia merrnin me dhunë dhe ata i kundërshtuan. Por një gjë më bëri përshtypje.
A ka të drejtë policia bashkiake t’i fusë me dhunë në makinë dhe t’i qëllojë me grushte?’,shkruan qytetari që ka dërguar videon në faqen e JOQ.al