02:25 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Teatri Kombëtar/ Adi Krasta i bashkohet protestës dhe ka një mesazh për Edi Ramën

19:58 | 03/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Teatri Kombëtar/ Adi Krasta i bashkohet protestës dhe ka një mesazh për Edi Ramën

Ndërkohë që në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese ka kaluar projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, vijon protesta e artistëve dhe qytetarëve në mbojtje të godinës.

Protestueve sot u është bashkuar edhe Adi Krasta. Ai në fjalën e tij deklaroi se kompleksi ‘Skënderbeg’ duhet të qëndronte ashtu siç është.

Krasta u shpreh se mbrojtja e Teatrit Kombëtar është shumë e rëndësishme, ndërsa për rëndësinë e godinës që kryeministri e nënçmoi, ai kujtoi se duhet lexuar shkrimi i Aurel Plasarit, por jo vetëm, për të kuptuar rëndësinë e kësaj godine.

Moderatori ‘këshilloi’ Ramën se është mençuri të tërhiqet.

Ai shtoi se obsesioni për të shkatërruar gjithçka dëshmon për një nivel të ulët intelektual duke sugjeruar dhe një këshillë që Ramës duhet t’ja jepnin njerëzit rreth tij.

“Fillimisht dua të them se edhe pse nuk jam aktor, do kisha qenë i dobët…kam intervistuar aktorë gjithë jetën time dhe kam kuptuar tek ata se sa e rëndësishme ka qenë jo vetëm teatri por edhe gjërat më të vogla të lidhura me teatrin.

Të thuash pë kertë kompleks është e vjetër dhe duhet shembur minimalisht është të jesh i pashkolluar, i palexuar, mjafton të lexosh Aurel Plasarin për të kuptuar rëndësinë e saj.

Ne kërkojmë që ky kompleks të mos prishet se është i jashtëzakonshëm po ra ky dhe të ndërtohen disa kulla, po ra galeria dhe të ndërtohen disa kulla, nëse në mes të muzeut mbin një kullë, nëse tek ‘Stadiumi Dinamo’ mbin një kullë, nëse të gjithë këtë u janë premtuar firmave do ta sjellin Tiranën që nuk e njohim, kjo është Tiranë ku vetëm hahet bukë, flihet gjumë dhe asgjë tjetër.

Sot kjo lëvizje është e jashtëzakonshme, ky është fillimi i rënies së madhe nëse marrëzia shkon deri në fund.

Ca këshilltarë të mençur duhet ti thonë kryeministrit se është mençuri dhe shtetari të kuptosh ndjenjat e njerëzve, pastaj obsesioni për të shkatërruar gjithçka, për të shkatërruar dhe për ti shndërruar në kulla pa shpirt, tregon një nivel të ulët intelektual, ndaj jo të shpëtojmë teatrin, jo të shpëtojmë ndërtesën por kompleksi ‘Skënderbeg’ të qëndrojë kështu siç është”, tha Adi Krasta.

Etiketa: adi krastateatri kombetar
Pas

Bes Kallaku krah yllit botëror, pjesë e një filmi amerikan. Ja ku janë bërë xhirimet (Video)

Para

Rama sulmon Markun: Mungesë respekti ndaj procesit të ‘Vettingut’ dhe qëndrim arrogant

Para
Rama sulmon Markun: Mungesë respekti ndaj procesit të ‘Vettingut’ dhe qëndrim arrogant

Rama sulmon Markun: Mungesë respekti ndaj procesit të ‘Vettingut’ dhe qëndrim arrogant

Discussion about this post

 



Të Fundit

“T’i japim fund luftës në Gaza”, Macron: Franca do ta njohë shtetin e Palestinës

​Kim Jong-un urdhëron ushtrinë të përgatitet për luftë të vërtetë

Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Juventus bën merkato në Portugali, zyrtarizohet lojtari

Fotografonte fshehurazi pasagjeret e mitura në tualetin e avionit, dënohet me 18,5 vite burg

Mediat ndërkombëtare i bëjnë thirrje Izraelit të lejojë hyrjen në Gazë

Izraeli thotë se po i lejon ndihmat për në Gaza, akuzon OKB-në se s’po e kryen punën e vet

Dëshmitë tronditëse nga Gaza: Mund të na vrasin, por prapë shkojmë të marrim miell

Vrau katër studentë në Idaho, dënohet me burgim të përjetshëm autori

Tragjedi në Rusi, rrëzohet avioni me 49 persona në bord, mes tyre dhe fëmijë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.