Serbia ndihet e trembur kur përmendet origjina dhe prejardhja shqiptare. Sot ndeshjen e Zvicrës e kanë transmetuar me një gjuhë thumbuese, pasi theksohej se Suedia krahas triumfit me Zvicrën, ajo arriti të dërgojë në shtëpi edhe shqiptarët që luajnë me të.
E përditshmja “Kurir” shkruan se suedezët dëbuan nga Kupa e Botës Zvicrën së bashku me shqiptarët, të cilët luajnë për Kombëtaren “Helvete”. Kujtojmë se në ndeshjen me Serbinë, dy shqiptarët Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka shënuan dy gola, të cilët më pas festuan me shqiponjë.
Kjo natyrisht shkaktoi irritim tek mediat serbe, të cilat e cilësuan festën me simbolin e shqiponjës si provokim të madh dhe i bënë thirrje FIFA-s të marrë masa ndaj shqiptarëve të Kosovës.
(B.H/FAXWEB)