Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka shpallur ditën e sotme si ‘Ditë Zie’, për 5 gazetarët të cilët u vranë në gazetën ‘Capital’, raporton AP.
Trump e ka dhënë këtë urdhër pasi kryebashkiaku i Annapolis, Gavin Buckley tha të hënën se presidenti kishte refuzuar kërkesën e tij për të ulur flamujt.
Kujtojmë që 5 gazetarë të gazetës ‘Capital’ u vranë të enjten kur një person i armatosur, i cili kishte pakënaqësi me botimin e një artikulli, hyri në godinë duke vrarë gazetarët.
Edhe pse Trump i ka quajtur vazhdimisht gazetarët “armikun e popullit”, Shtëpia e Bardhë thotë se Trump urdhëroi uljen e flamujve.
(E.V/Faxweb.al)