Sipas një studimi, akullorja për mëngjes ju bën më të zgjuar. Një shkencëtar japonez ka zbuluar se konsumimi i akullores për mëngjes përmirëson vigjilencën dhe performancën mendore të individit.
Yoshihiko Koga, një profesor në Universitetin Kyorin të Tokios, ka kryer një sërë studimesh mbi personat që konsumonin akullore pas zgjimit. Ata kanë bërë disa ushtrime mendore në një kompjuter për të testuar vigjilencën.
Krahasuar me një tjetër grup që nuk kishte ngrënë akullore në mëngjes, grupi i parë ka reaguar më shpejt dhe ka rezultuar me aftësi më të mira të përpunimit të informacionit.
Monitorimi i aktivitetit të trurit ka zbuluar një rritje të frekuencës alfa që lidhet direkt me nivelin e lartë të vigjilencës. Edhe personat që konsumonin ujin e ftohtë kishin një rritje të vigjilencës, edhe pse te individët e grupit të parë niveli ishte më i lartë.