QSUT ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë femrat e prekura nga kanceri i gjirit.
“Medikamenti Herceptinë për herë të parë është siguruar 100%, duke garantuar trajtimin e të gjithë grave që vuajnë nga kanceri i gjirit, të cilat kanë nevojë për këtë mjekim”, thuhet zyrtarisht nga QSUT.
Përmes njoftimit mësohet se Shërbimi Onkologjik më në fund do të ketë të mundur vazhdimin e furnizimit pa ndërprerje me medikamentin e Herceptinës.
Njoftimi i plotë
“Prej disa muajsh, pacientet e kanë marrë rregullisht Herceptinën në këtë shërbim, bazuar në protokollet e mjekimit dhe listat e mirëpërcaktuara nga mjekët onkologë. Për të patur një menaxhim korrekt dhe efikas të këtyre barnave, me qëllim që të mos ketë mbetje e teprica që nuk përdoren, pacientet janë orientuar në data të caktuara për të kryer kemio-terapinë intravenoze, gjithmonë në respekt të protokolleve mjekësore. Medikamenti Herceptinë për herë të parë është siguruar 100%, duke garantuar trajtimin e të gjithë grave që vuajnë nga kanceri i gjirit, të cilat kanë nevojë për këtë mjekim”, thuhet zyrtarisht nga QSUT.
(J.D/Faxweb)