06:07 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Gjitha

Kokëdhima: Shpëtimi i teatrit është luftë për shpëtimin e Shqipërisë, gati ta mbrojmë me gjak

20:39 | 04/07/2018
në Te Gjitha
0
Kokëdhima: Shpëtimi i teatrit është luftë për shpëtimin e Shqipërisë, gati ta mbrojmë me gjak

Kreu i partisë ‘Zgjidhja’ Koço Kokëdhima i është bashkuar protestës së artistëve dhe qytetarëve kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij Kokëdhima ka argumentuar se kurrsesi nuk duhet shembur Teatri Kombëtar, duke shtuar se ky është një plan ogurzi i Ramës për të grabituar dhe vjedhur.

Ai ka përshëndetur protëestën dhe ka thënë se nuk duhet pasur frikë nga këta që duan të shembin teatrin pasi ata kanë frikë nga populli.

Kokëdhima ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, duke i quajtur si “armiq të kulturës dhe lirisë”.

“Nesër zotëria do t’i japë liri ruspave të Erjonit të prishin këtë monument kulture. Pasnesër bëhet festa më madhe në botë e teatrove, sheshet, skenat mbushen plot. Ndërsa neve do të na pushtojnë fadromat e dy profanëve, armiqve të kulturës dhe lirisë shqiptare”, tha Kokëdhima ndër të tjera.

Për kreun e partisë ‘Zgjidhja’ lufa për shpëtimin e Teatrit Kombëtar është luftë për shpëtimin e Shqipërisë.

Koço Kokëdhima në fjalën e tij deklaroi se Teatri Kombëtar është shkatërruar që kur në Shqipëri u shkatërrua demokracia nga partitë e vjetra.

Ai ripërsëriti kërkesën e tij se është gati, nëse artistët e ftojnë që ta mbrojnë edhe me gjak teatyrin Kombëtar.

“Ne e kemi humbur Republikën që kur ranë zgjedhjet e lira, që kur u vendos partitokracia. Lufta që bëhet këtu për të shpëtuar Teartrin Kombëtar është luftë për të shpëtuar Shqipërinë. Unë besoj te kjo luftë.

Është skena e lirisë sonë është, skena e luftës për të ardhmen e Shqipërisë. Të ngrihen të gjithë , mos thonë ça do bëj unë?  Jemi vullkan shpërthyes, çfarë frikacakësh janë ata që janë atje, që bëjnë si gango, si cuba që janë pasuruar brenda natës.

Nesër do të kalojnë dy ligje të tmerrshme, ligji për Teatrin, por do kalojnë dhe një tjetër, ligjin që e shpall atë parlament gjykatë, pra që mos të lejojë ato deputetë të shkojë para drejtësisë.

Unë e kam thënë dhe e ripërsëris se nëse do të kërkohet një luftë, një luftë për të vedosur ligjin le të derdhet edhe gjaku im por do të derdhet gjaku i tiranëve”, ka thënë ndër të tjera Koço Kokëdhima. (B.H/Faxweb)

 

 

Etiketa: koco kokedhima
Pas

“Është në dorën e opozitës”,artistët i kërkojnë mbështetje. Basha: Do jemi këtu për ta mbrojtur edhe me trupat tanë

Para

Çfarë ka ndodhur me Roza Latin? Moderatorja merr vendimin e papritur

Para
Çfarë ka ndodhur me Roza Latin? Moderatorja merr vendimin e papritur

Çfarë ka ndodhur me Roza Latin? Moderatorja merr vendimin e papritur

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.