05:53 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kryemadhi: Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë!

22:04 | 04/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kryemadhi: Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë!

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se opozita do të vazhdojë aksionin për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar pa ndalim.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ ajo ka thënë se vetëm protesta e artistëve nuk mjafton.

“Opozita ka qenë që në fillim në mbështetje të kërkesave të artistëve, edhe pse çështja e Teatrit Kombëtar është çështje me përmasa kombëtare dhe nuk mjafton vetëm protesta e artistëve”, shkruan Kryemadhi.

Postimi i plotë:

Asnjë hap prapa, të mbrojmë teatrin nga hajdutët e qeverisë!

Opozita ka qenë që në fillim në mbështetje të kërkesave të artistëve, edhe pse çështja e Teatrit Kombëtar është çështje me përmasa kombëtare dhe nuk mjafton vetëm protesta e artistëve.

Të ndërtosh kulla atje, ku për dhjetëra e dhjetëra vite është prodhuar kulturë, është arrogancë me çmim të lartë, çmim që sot e paguajmë të gjithë së bashku.

Aksioni opozitar për çështjen e Teatrit do të vazhdojë pa ndalim!

Ne e dimë që kemi shumë gjëra për të kritikuar në punën tonë, por pa dyshim jemi në një proces përmirësimi të pandalshëm, që po ia lëkund shtyllat e pushtetit, të ndërtuar dhe mbajtur me paratë e drogës dhe krimit, Edi Ramës.

Ne jemi alternativa e re për të zëvendësuar këtë pushtet të zhytur në krim e korrupsion. Dhe për këtë partnerët tanë janë qytetarët e ndershëm të të gjithë Shqipërisë, pa dallime partiake, pasi Shqipëria është mbi të gjitha.

Krimi e droga janë fatkeqësia jonë dhe e fëmijëve tanë! Ndaj sa më shpejt të ndodhë rokada e pushtetit, aq më të mbrojtur janë fëmijët e shqiptarëve nga droga dhe krimi. (B.H/Faxweb)

 

Etiketa: Monika Kryemadhiteatri kombetar
Pas

Çfarë po ndodh me Realin e Madridit, tani një trajner brakis ‘galaktikët’

Para

“Hyra në dhomë, u përballa me të dhe e qëllova disa herë”. 92-vjeçaria vret të birin pasi donte ta çonte në azil

Para
“Hyra në dhomë, u përballa me të dhe e qëllova disa herë”. 92-vjeçaria vret të birin pasi donte ta çonte në azil

“Hyra në dhomë, u përballa me të dhe e qëllova disa herë”. 92-vjeçaria vret të birin pasi donte ta çonte në azil

Discussion about this post

 



Të Fundit

120 të vdekur dhe 161 të zhdukur, Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve

Theth/ Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje, shembet ndërtesa 2 katëshe

Ukraina: Goditëm me dronë fabrika avionësh dhe raketash në Rusi

Mourinho e futi në ndeshjen e Champions te Reali, mesfushori spanjoll kalon te Flamurtari në Vlorë

Kosovë, dështimet sjellin tension/ Nuk konstituohet kuvendi as në seancën e 45-të, polemika mes opozitës dhe LVV

Vendimi për rikonstruksionin e hidrovorit të Vlorës, Dredha: Do të minimizojë rrezikun e përmbytjeve

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov mbërrin në Korenë e Veriut për vizitë zyrtare

SPAK godet grupin kriminal që trafikonte drogë nga Amerika Latine në BE, 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim

Ndryshime në Policinë e Shtetit – Emërime të reja në disa komisariate

Përplasje në Theth, zyrtari i IKMT: Askush nuk mund të godasë punonjësit e shtetit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.