Prokuroria italiane ditën e sotme ka kërkuar dëminim me burg të përjetshëm për 5 shtetasit shqiptarë, të cilët një vit e gjysmë më parë, vranë me armë zjarri 2 kushurinjtë Lleshaj, shkruan VN.
Ngjarja e ndodhur mes datës 9 dhe 10 nëntor të vitit 2016, ku nga armët e zjarrit mbetën të vdekur Agron dhe Alban Lleshaj.
Prokuroria kërkon burgimi të përjetshëm për shtetasit: Edmond, Elidon dhe Pjeter Lleshaj, si dhe Eduard Nikolli e Fation Stojan.
Mediat vëndase raportojnë se vrasja e dyfishtë ndodhi në zonën e Milanos, ku 5 shtetasit shqiptarë, ndaluan makinin e Lleshajve dhe i gjuajtën me armë zjarri.
Të dy ndërruan jetë në pak minuta. Mësohet se dënimin për të 5 shqiptarët do të jepet në muajin e ardhshëm.
(E.V/Faxweb.al)