Fatkeqsisht,ashtu si bashkimet edhe ndarjet janë pjesë e jetës dhe jo gjithmonë mund ti shmangim sado që përpiqemi.
Por vajzat janë natyrë që e përjetojnë me një tjetër shkallë emocionesh ndarjen. Kush më shumë e kush më pak por disa sjellje të njëjta pas ndarjes, le të themi që i ka pothuajse çdo femër.
Po ju paraqesim 5 prej tyre :
1.Takimet e ndryshme spontane.
Është një moment që ti mendon se e ke kaluar çdo fazë të keqe dhe ishi nu është më pjesë e jetës tëndë. Por ato takime që po ndodhin njëra pas tjetrës, sigurisht që po ndodhin për të tërhequr vëmendjen e tij dhe ai të reagojë.
2.Dehje të njëpasnjëshme.
Të duket sikur është fundi i gjithçaje dhe vetëm alkooli mund të të bëjë të harrosh.
Por nuk është e vertetë. Alkooli thjesht do ju bëjë me dhimbje koke dhe stomaku të nesërmen.
3.Rikthimi i fuqishëm në rrjetet sociale.
Të gjithë duhet të mendojnë se ti je totalisht mirë, nuk po e përjeton ndarjen dhe po kalon kohën e jetës tënde.
4.Startimi i ushtrimeve fizike.
Duhet të bësh të sigurt që kur ai të të shohë përsëri, të jesh në formë më shumë se kurrë.
5.Qan
Pak sepse të ka marrë malli për të. E më shumë sepse të vjen inat që ke shpenzuar kohë me një të poshtër si ai.(Pavarsisht se ai mund të jetë njeriu më i mirë që ekziston).