Një turiste gjermane ka mbetur poshtë kanioneve të lumit Osum.
Nga burimet e policisë bëhet me dije se turistja me inicialet K.P, së bashku me shtetasin gjerman H.P, janë gjendur në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës”.
Të gjendur të vetëm ata kanë kërkuar ndihmë nga kalimrtarët dhe më pas kanë qenë shërbim i policisë së Komisariatit Skrapar, që u ka ardhur në ndihmë.
Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxorr turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.
Njoftimi i plotë i policisë:
“Turistja gjermane mbetet në lumin Osum, poshtë kanioneve, ndërhyrja në kohë e Policisë e shpëton duke e nxjerrë nga aty pa asnjë lëndim fizik
Pas njoftimit të marrë se në vendin e quajtur “Ura e Blezënckës” në kanione, në lumë, një shtetase e huaj ka mbetur vetëm dhe kërkon ndihmën e Policisë për të dalë nga kanionet, menjeherë u organizuan shërbimet e policisë të Komisariatit Skrapar, për t’i ardhur në ndihmë kësaj shtetaseje.
Forcat policore konstatuan shtetasen gjermane K.P., e cila ishte pushuese sëbashku me shtetasin gjerman H.P. Pasi ishin futur në kanione me varkë, shtetasja K.P., e kishte lënë përgjysëm udhëtimin dhe për pasojë kishte mbetur në lumë.
Me ndihmën e punonjësve të Policisë, që përshkuan lumin me not në një gjatësi rreth 300 m, u nxorr turistja jashtë kanioneve pa asnjë problem shëndetësor.
Turistët falenderuan punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Skrapar, për ndihmën e dhënë në kohë reale dhe sakrificën e tyre.”
(E.V/Faxweb.al)