Natalie Weber, po kalon një kohë të vështirë pasi bashkëshorti i saj, futbollisti Mauro Zárate, njoftoi se po largohet nga Vélez për t’u bashkuar me Boca.
Por ky kalim ka shkaktuar zemërimin e madh tek tifozët të cilët këtë e kanë parë si tradhëti. Madje sipas gazetarit Pablo Carrozza, kërcënime për atentate janë bërë në shkollën e fëmijëve të çiftit.
“Do të vrasin fëmijët e mi dhe ne. Kemi marrë kërcënime në ËhatsApp, Instagram dhe Tëitter, njerëzit nuk e kuptojnë se kjo është vetëm një punë. Do të më vrasin fëmijët”. Shkolla e vajzës Mia është evakuuar për shkak të një lajmërimi për bombë. Tensioni është shumë i lartë.
Ish-lojtari i Lacios dhe Interit ka thënë për “Tyc Sports” se nuk e mendonte se ky transferim do të shkaktonte kaq shumë pakënaqësi. “Nuk mendoja se ky transferim do të shkaktonte një zemërim kaq të madh, me kërcënime dhe fyerje deri në këtë pikë… Po, e kam kuptuar, tani duhet të pres pak që gjithçka të kalojë dhe të siguroj familjen time”, ka thënë ai.
Ky transferim shkaktoi jo vetëm pakënaqësinë e tifozëve të Vélez dhe klubit, por gjithashtu krijoi pakënaqësi tek Rolando Zárate dhe Ariel Zárate, vëllezër të Mauro që gjithashtu e cilësuan si tradhëti. (B.H/Faxweb)