Adnan Januzaj është bërë sërish protagonist në mediat shqiptare pas deklaratës së tij se ndihej belg e cila bëri shumë bujë dhe vërshuan kritikat ndaj tij.
Por sipas babait të tij Abedin Januzaj, i cili ka dhënë një intervistë për Lajm TV ka sqaruar se çfarë ka dashur të thotë Adnani dhe se cili ka qenë qëllimi i tij.
Ai zbulon se djali i tij nuk kishte marrë asnjëherë ftesë nga Shqipëria, dhe se nuk ndihet tradhtar, por krenarë me sukseset e djalit të tij.
Abedin Januzaj, tregon edhe për golin spektakolar të Januzajt kundër Anglisë, për shanset e Belgjikës kundër Brazilit dhe rikthimin e mundshëm të Adnan Januzajt tek Manchester Unitedi.