08:11 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fotogaleri/ Ramën e ruajnë me dosje se mos e ‘vrasin’ kartonat, Bushati i trembur. Artistët në lot dhe të vendosur

07:37 | 06/07/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fotogaleri/ Ramën e ruajnë me dosje se mos e ‘vrasin’ kartonat, Bushati i trembur. Artistët në lot dhe të vendosur

Një orë para mesnatës me vetëm votat e mazhorancës kaloi në Kuvend projektligji për teatrin, që nënkupton shembjen e godinës ekzistuese.

Kjo ka sjellë një protestë disa orëshe në ambientet e jashtme të Kuvendit nga ana e artistëve të cilët, edhe pse në lot, shprehen se ky nuk është fundi, pasi kauza e tyre për mbrojtjen e godinës nuk do të ndalet.

Ndërkohë që ky projektligj, i cilësuar gjerësisht si abuziv ka sjellë dhe përplasjen e parë në qeverinë Rama, teksa ministri për Diasporën Pandeli Majko, pati një konflikt me kryeministrin, për shkak se mësohet se deklaroi votën e tij kundër.

Më pas Majko ka lënë sallën para se projektligji të shkonte në votim, dhe kamerat e kanë fiksuar fytyrën e tij mjaft të acaruar.

Nga ana tjetër opozita qëndroi deri në fund në sallë, ndërsa në momentet e votimit deputetët e PD-së dhe LSI-së, së bashku bllokuan foltoren, ndërkohë që nuk kanë munguar as kartonët e kuq të hedhur në drejtim të qeverisë Rama.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e gardës, të cilët kanë mbrojtur ministrat me dosje, ku siç shihet edhe në fotot e mëposhtme, Ditmir Bushati është ai që e ka përjetuar më së shumti këtë situatë.

Nga ana e mazhorancës nuk kanë votuar dy deputetë, që mungonin në Kuvend për arsye shëndetësore, Paulin Stërkaj dhe Spartak Braho, ndrërkohë që vihej re dhe mungesa e deputetes së PDIU-së Reme Lala.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Tërmeti shkund Tiranën pak pas mesnate, sa ishte magnituda

Para

Video/ E pyesin për largimin e Ronaldos nga Reali, shihni reagimin e Modriç në Rusi

Para
Video/ E pyesin për largimin e Ronaldos nga Reali, shihni reagimin e Modriç në Rusi

Video/ E pyesin për largimin e Ronaldos nga Reali, shihni reagimin e Modriç në Rusi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.