Policia e Tiranës gjatë kontrollove në rrugë, ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Leonard Rakipllari 29 vjeç, të cilit gjatë kontrollit i është gjetur një armë zjarri e llojit pistoletë tip ‘Zastava’.
Njoftimi i Policisë:
Shërbimet e njësisë “Shigjeta” të Drejtorisë Vendore Tiranë në vijim të punës dhe në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në qytet si dhe për kapjen e ndalimin e shtetasve të cilët kryejnë vepra penale, gjatë ditës të djeshme kanë ushtruar kontrolle në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, ku si rezultat i tyre u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– Leonardo Rakipllari, 29 vjeç, banues në Tiranë.
Leonard Rakipllari, i është gjetur në çantën e tij të krahut, një armë zjarri e llojit pistoletë tip “Zastava”, të cilën e mbante pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë dhe një krehër me 12 copë fishekë.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale ”Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/5, i Kodit Penal.
https://www.youtube.com/watch?v=P5mGNalVPrE&feature=youtu.be