Shoko Asara, kreu i kultit të fundit të botës, është ekzekutuar së bashku me gjashtë ndjekësit e tij, si organizues kryesor i sulmit të vitit 1995 në Tokio.
Gjatë këtij sulmi 13 persona mbetën të vrarë dhe mijëra të tjerë u plagosën, kur anëtarët e kultit Aum Shinrikyo, hodhën qese plot me sarin, në trenat e mbushur plot me njerëz, gjatë orëve ku kishte më shumë njerëz
.
Agjenti nervor shkaktoi vdekje të tmerrshme dhe plagosje që përhapën panik në masë, duke e shndërruar kryeqytetin japonez në një zonë lufte. Pasagjerët dolën nga stacioni duke vjellë dhe me vështirësi të theksuar në frymëmarrje.
63- vjeçari Asara u var sot pasi priste vdekjen për gati rreth 14 vite. Asahara u dënua me vdekje në vitin 2004 së bashku me pjesëtarët e kultit të tij, të cilët janë përgjegjës për vdekjen e 29 personave. Themeluar në vitin 1984, grupi tërhoqi mjaft të rinj, shumica e të cilëve ishin diplomuar në universitetet më të mira. Kulti kishte deklaruar rreth 10 000 anëtarë në Japoni dhe 30 000 në Rusi.